POLITIKË

Imami: Kryeprokuror i përkohshëm,vetëm në rast vdekjeje ose dorëheqjeje. PD ka të drejtë që nuk ulet në tryezë me PS

10:46 - 10.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arben Imami, një nga hartuesit e Kushtetutës në vitin 1998, ka komentuar situatën politike në vend, ku kryefjala e debatit është zgjedhja e kryeprokurorit të ri. I ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, Imami theksoi se prokurori i ri mund të jetë i përkohshëm vetëm në rastet e fatkeqësive, ku ndërron jetë, apo edhe kur jep dorëheqje. Mes të tjerash, ai theksoi se nuk mund të ketë dialog mes PD-së dhe mazhorancës lidhur me këtë fakt, pasi shkelet hapur Kushtetuta, ndonëse për këtë proces janë pro ambasadorët Lu dhe Vlahutin. “Unë do them një gjë, në fakt po e them për herë të parë. Po them qartazi se Kushtetuta nuk ka pushuar së vepruari sot. Kushtetua e Republikës ë Shqipërisë ka pushur së ekzistuari në momentin kur ky vend është qeverisur në një vit nga një qeveri e paligjshme, si ajo e Fatos Nanos, që qeveriste me zv.ministra. Që këtu parimet kanë funksionuar së pushuari dhe kanë lëvizur sipas parimeve politike. Më këtë ezaurova mbështetjen që ka dhënë Vlahutin dhe Lu. Zgjedhjet e një pro-kurori të përkohshëm do kishim vetëm në raste vdekjeje apo dorëheqjeje. KLP-ja nuk mblidhet vetëm për një anëtar. Zgjidhja në këto momente është e panevojshme dhe e paarsyeshme. E kanë demonstruar dhe provuar me arsyetim të mirë zoti Xhafa dhe Sollaku. Jam i së njëjtës mendje. Në këtë pikëpamje, PD ka të drejtë që nuk pranon të ulet në këtë tryezë. Nuk mund të ketë dialog për të shkelur Kushtetutën, edhe pse flasin ambasadorët Lu e Vlahutin”, tha Imami.




Lëvizja e dhjetorit

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka folur në këtë intervistë edhe për 8 dhjetorin e vitit 1990, duke treguar se si ndihet në ditët e sotme kur kujton lëvizjen studentore. Imami tha se është një hark kohor dhe një sërë ngjarjesh, që kanë paraprirë pluripartitizmin në Shqipëri. Arben Imami, pedagog në atë kohë, tha mbrëmë se lëvizja studentore e 8 dhjetorit është padyshim një ngjarje unike. “Është një nga ngjarjet më të rëndësishme për Shqipërinë. Nuk kam pasur as pikëpyetje, as tensione dhe as presione për t’iu bashkuar studentëve. Nuk e kam menduar gjatë, por u përfshiva, pasi nuk mund të mos e shprehja atë që mendoja në atë kohë”, tregon Imami. Ai ka rrëfyer edhe takimin me Ramiz Alinë, ndërsa tregon se pika kyçe ka qenë paraditja e 11 dhjetorit. “Nga Universiteti i Arteve u zgjodh Blendi Gonxhe dhe unë për të marrë pjesë në takim. Fillimisht u bë një takim 3-4 orë, ku u diskutua se për çfarë do të flisnim në takimin me presidentin e kohës. Më pas i gjithë diskutimi ka qenë se çfarë partie do të bëjmë”, rrëfen Imami.

 

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.