EKONOMI

INSTAT: Rritet konsumi i kafesë, importohen 61 tonë më shumë

08:52 - 10.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rritja e nivelit të importit të kafesë mund të shpjegohet me faktin se shqiptarët po e konsumojnë më shumë këtë produkt. Ndërkohë, kafeja është një ndër produktet kryesore që importohet dhe tatohet me akcizë. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, për periudhën 10-mujore niveli i importit të kafesë arriti në 6 980 tonë, ku vetëm gjatë muajit tetor rezulton të kenë hyrë në vendin tonë 781 tonë kafe. Sipas të dhënave nga doganat, kjo masë importi e këtij produkti është 61 tonë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Specialistët e doganave, për të analizuar produktin e kafesë përdorin analizën e konsumit, që lidhet direkt me pagesën e akcizës në momentin e hedhjes në qarkullim, kjo nga importi ose nga daljet e magazinave fiskale. Po të analizojmë të dhënat, rezulton që konsumi i këtij produkti përgjatë muajve të parë të këtij viti ka pasur luhatje me ulje-ngritje, çka bëri që të nxiteshin debate publike mbi procedurat dhe nivelin e zhdoganimit të këtij produkti. Ndërkohë që disa muaj më parë administrata doganore njoftoi gjithashtu kompanitë për ndryshimet e çmimeve të kafesë në tregjet ndërkombëtare, ku sipas tyre, çmimet e bursës për produktin e kafes, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2016 kanë qenë më të larta, sidomos në muajt e parë të vitit. Në Shqipëri importohen disa lloj kafesh, si kafe e pjekur, e papjekur, e dekafeinuar etj.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.