SPORT

Molotov, zinxhirë e shkopinj. Policia parandalon luftën mes tifozerive para derbit

11:12 - 10.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përpara ndeshjes së derbit, e cila do të zhvillohej në orën 19:00, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit, ka pasur incidente, dhunë dhe një valë arrestimesh nga ana e policisë, që ka qenë në një numër mjaft të madh, rreth 100 policë nga të gjitha strukturat, ku nuk kanë munguar as forcat e FNSH (Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë), Shqiponja dhe atyre të rendit.




Shumë prej tifozëve kanë pasur me vete edhe shishe benzine të tipit molotov, ku dy prej tyre janë hedhur në këmbët e policëve. Gjithashtu nuk kanë munguar shkopat e bejsbollit, zinxhirë, doreza hekuri e të tjera mjete të forta që këta tifozë do t’i përdornin brenda ambienteve të pallatit të sportit. Duke u nisur nga këto rrethana, forcat e rendit kanë arrestuar dhjetëra tifozë, ku nuk i është shmangur as zëvendëstrajneri i ekipit bardheblu, Melzin Lazimi.

Që më parë ishte bërë me dije se do të kishte trazira gjatë kësaj ndeshjeje, pasi ashtu si dhe në takimin e parë të luajtur në “Fahrie Hoti”, kur ndeshja u ndërpre në periodën e tretë pas incidenteve mes tifozëve “Fanatics” dhe lojtarëve të Partizanit, edhe në këtë përballje të dytë, tensioni ka qenë mjaft i lartë, shumë kohë përpara se ky takim të niste.

Ekipi i basketbollit Tirana, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ka bërë me dije: “Përpara ndeshjes ka pasur mjaft incidente. Zëvendëstrajneri i ekipit bardheblu është shoqëruar në komisariat nga forcat e rendit pa asnjë arsye. Ndërkohë që 4 lojtarë të Tiranës kanë qëndruar për rreth 20 minuta jashtë pallatit të sportit, në shi dhe nuk janë lejuar të hyjnë, duke u kërkuar kartat e identitetit. Klubi bardheblu e konsideron këtë incident një skandal, duke deklaruar se kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë, shkruan PanoramaSport.

Madje as në ndeshjet që janë luajtur në fushën e saj, duke i mirëpritur tifozët kundërshtarë”. Policët jashtë pallatit të sportit kanë qenë të shumtë në numër dhe tifozët u lejuan të hyjnë vetëm me mjete identifikimi. Kjo ka bërë që policia të infiltronte të gjithë tifozët që do të hynin në pallatin e sportit. Ajo ka meritën se shmangu incidentet, por u është mohuar një e drejtë tifozërive që të ishin të pranishme në ndeshje.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.