BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Kush janë VIP-at në tarracën e Rozanës dhe Ervinës

16:00 - 11.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Ne tarracen e Rozanës dhe Ervinës




Mania e ndryshimit të flokëve
Kot nuk thonë që vera është stina e cmendurive. Jo pak është vënë re një mani e artistëve kryesisht këngëtarëve për të ndryshuar modelin e flokëve. Ja tek shfaqet në këtë foto stilistja e mirënjohur Enada At’Nikolla me një model të ri flokësh edhe pse nuk është larguar nga bjondja që ajo ka aq përzemër. Po kështu edhe look-u i Rozanës të tërheq. Flokë me kacurrela të vogla në formën e ricave, këto të fundit shumë të preferuara ditëve të fundit.

Rrugët i puqën tek njëra-tjetra
Ka qenë një pritje e organizuar në mënyrë perfekte ajo e Rozana Radit dhe Ervina Kotolloshit për të përuruar angazhimin e tyre më të ri i cili do t’u marrë dhe shumë kohë, e pikërisht ‘Tarraca Resort’. Të shumtë kanë qenë të ftuarit që i kanë nderuar me praninë e tyre ndërsa të dy vajzat i prisnin që në derën hyrëse për t’u treguar dhe vendin se ku do të qëndronin. Dhe në fakt janë shumë të lumtura për atë ç’ka kanë organizuar dhe shpresojnë që puna t’u ecë mbarë, në kompleksin e tyre të pishinave që duan të drejtojnë. Kanë gjetur kështu në mënyrë të shkëlqyer njëra-tjetrën nisur dhe nga fakti që I përkasin të njëjtit profesion.

Edhe Greta nuk i shpëton rrymës
Në pritjen e organizuar tek ‘Tarracat’ nuk ka munguar as këngëtarja Greta Koçi e shoqëruar si gjithmonë nga dy prindërit e saj. Siç duket, Gretës i ka pëlqyer shumë tendenca e fundit e modeleve të flokëve (kujtojmë këtu modelin që Ingrid Gjoni ka përdorur tek klipi më i fundit) dhe e ka aplikuar dhe ajo vetë. Një model që i ka shkuar shumë për shtat, i kombinuar bukur dhe me një fustan të verdhë që binte mjaft në sy. Greta ka ruajtur si gjithmonë natyrën e saj serioze, edhe gjatë kohës kur ka takuar koleget e saj këngëtare me të cilat nuk e ka fshehur dashamirësinë.

Kudo me burrin me vete
Ndër mikeshat e Rozanës dhe Ervinës është edhe Anjeza Branka. Këngëtarja është shfaqur e veshur me një look ekzotik ndërsa si gjithmonë ajo shoqërohej nga bashkëshorti. Këngëtares i ka pëlqyer mjaft angazhimi serioz që dy vajzat kanë ndërmarrë në këtë sezon vere ndërsa i ka uruar për suksese të mëtejshme.

Ervinës dhe Julit u mungon ‘Portokallia’
Janë kolegë dhe miq shumë të mirë bashkë aq sa ka nisur t’u mungojnë takimet e përditshme që bënin bashkë me grupin gjatë provave për puntatën e rradhës në ‘Portokalli’. E teksa ajo tashmë ka mbaruar dhe përgatitet sezoni i ardhshëm, Ervina dhe Juli nuk rrinë dot pa bërë humor, falë edhe natyrës së tyre shumë të qeshur dhe dashamirëse. Pasi Juli i ka bërë urimet e rastit, ka përfituar të këmbejë me të edhe disa batuta humori. Pas saj, Juli nuk ka lënë pa uruar edhe Rozanën.

Kë pret Ingridi?
E bukur dhe e ëmbël si gjithmonë është shfaqur në këtë festë edhe Ingridi. TË dhënat e fundit në internet por edhe më gjërë flasin për një sukses të jashtëzakonshëm të këngës së saj më të fundit realizuar në bashkëpunim me Ciljetën si dhe klipit mjaft interesant dhe joshës që e shoqëron atë. Paparaci e ka fokusuar Ingridin në disa momente teksa kokën e mbante nga dera dhe shihte se kush hynte. Kë priste? Ndoshta shoqen e saj Cili, pa të cilën kohët e fundit duket se nuk bën dot.

Tek festa e mbesës…

Dihet tashmë që një prej personave më të dashur për Rozanën është xhaxhai i saj, këngëtari i mirënjohur Francesk Radi. Nuk kishte sesi të mungonte në këtë festë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Tefta Radi. Rozana ka një dashuri dhe mirënjohje të madhe për të dy, shtëpinë e të cilëve e viziton shpesh bashkë më motrën e saj. Qoftë Franko,, qoftë Tefta e komplimentojnë por edhe e kritikojnë Rozanën në lidhje me angazhimet e saj por edhe ‘Cmendurite’ të cilat I ka aq qejf ndonjëherë.

Ky shkrim u botua më 5 korrik 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.