AKTUALITET

“Çfarë na bëre mor bab”, ja fjalët e fundit të të birit për Aleksandër Ndokën  

12:56 - 11.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përcjellja për në banesën e fundit të vëllait të ish-deputetit socialist, nuk ka qenë aspak e zakonshme. Aleksandër Ndoka u ekzekutua në mënyrë mafioze mbrëmjen e së premtes me 14 plumba, në makinën e tij, vrasje e konsideruar mafioze nga hetimet e deritanishme.




Në ceremoni ka qenë i pranishëm djali i 48-vjeçarit të ndjerë, Samueli, i cili dje mori katër orë leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Samuleli ka mbërritur në shtëpinë e prindërve në lagjen “Nënë Tereza”, të Lezhës i shoqëruar nga dy fugona policie, me 22 efektivë të FNSH-së.

Policët kanë qenë të armatosur dhe kanë ruajtur në çdo moment të riun, madje ata nuk i janë larguar edhe kur është hedhur mbi trupin e të atit. Ai është parë të qajë me të madhe dhe ka përsëritur shpeshherë fjalët: “Çfarë na bëre mor babë”.

Po ashtu mësohet se ish-deputeti Ndoka i ka siguruar policët që gjatë ceremonisë s’do ndodhte asgjë me nipin, por pavarësisht kësaj, efektivët kanë bërë detyrën, duke blinduar gjithë ceremoninë dhe duke ndjekur këmba këmbës, Samuelin. “Konsiderojeni veten sikur jeni në shtëpinë tuja. Nuk do ju ndodhë asgjë”, mësohet të këtë thënë deputeti./Shekulli


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.