SPORT

Derbi i Mançesterit përfundon me sherr në dhomat e zhveshjes, Murinjo goditet me shishe

10:30 - 11.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Derbi i zjarrtë i Mançesterit mes Junajtid dhe Sitit, i cili përfundoi me triumfin 1-2 të “qytetarëve” degjeneroi në një sherr masiv mes lojtarëve dhe stafeve të dy skuadrave. Mediat britanike raportojnë se në këtë incident janë përfshirë 20 persona, ku të dëmtuar kanë mbetur trajneri i Mançester Junajtid Zhoze Murinjo dhe zv.trajneri i Sitit Mikel Arteta .




Gjithçka nisi në momentin kur trajneri i “Djajve të Kuq” shkoi në dhomat e zhveshjes së skuadrës mike, për t’u kërkuar lojtarëve të ulin zërin pas festimeve dhe aty ka nisur një debat me portierin Ederson. Dy portugezët janë kapur me fjalë mes tyre dhe mendohet se aty ka fluturuar një shishe plastike, që ka goditur në kokë trajnerin e United. Në këto momente mendohet se është dëmtuar edhe Arteta, zv.trajneri i Sitit, shkruan PanoramaSport.

Mediat britanike raportojnë se në adresë të Mourinjos është hedhur ujë e qumësht gjatë kohës që ka qenë duke debatuar. Mes protagonistëve të sherrit është edhe sulmuesi i “djajve të kuq” Romelu Lukaku, ndërkohë është dashur ndërhyrja e forcave të rendit që situata të qetësohej.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.