AKTUALITET

Foto/ Pëlqente rrezikun dhe lartësitë, humb jetën tragjikisht 26-vjeçari në malin e Olimpit në Greqi

10:52 - 11.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Dëshirat dhe ëndrrat e një djali të ri shqiptarë priten në mes. E dashuronte kaq shumë alpinizmin aq sa do të humbiste në lartësitë e tij. Ai humbi jetën teksa ngjiste malin e Olimpit në Greqi.

Ishte udhëtimi i fundit që kishte organizuar me mikun e tij, të cilët studionin bashkë.

Dhe vërtet udhëtimi i tij ishte i fundit, 26-vjeçari nga Korça gjeti vdekjen, pasi u rrëzua nga një lartësi prej 200 metrash në greminë, ndërsa miku i tij mbeti i lënduar.

Babai i djalit që arriti të mbijetojë ka thënë për gazetën greke Protothema, se megjithëse përpjekjet për ta shpëtuar, i biri nuk mundi. “Djali im zbriti, shkoi tek miku i tij, i lidhi kokën dhe e mbajti atë në duar derisa arritën shpëtuesit. Por për fat të keq ai kishte ndërruar jetë”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.