SPORT

Hidhet shorti i Ligës së Europës/ Dalin kundërshtarët për Milanin, Hysajn dhe Etrit Berishën

13:56 - 11.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas shortit të Ligës së Kampioneve, në një tjetër sallë u hodh edhe shorti i 1/16-ve të Ligës së Europës.  Italianët e Milanit kanë qenë me fat, teksa goglat i kanë vënë përballë bullgarëve të Ludogorec. Nuk kanë munguar duelet e nxehta, ku Atalanta e Etrit Berishës do të ndeshet ndaj Borusias së Dortumundit, ndërsa Napoli i Hysajt do të ketë kundërshtar një tjetër skuadër gjermane atë të Lajpcig, shkruan PanoramaSport.




Të dyja skuadrat vijnë nga eliminimi në Ligën e Kampioneve.  Skuadra greke e AEK ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares shqiptare Astrit Ajdareviç do të përballet me Dinamon e Kievit, kundërshtarin e Skënderbeut në fazën e grupeve.

 

LIVE SHORTI- PERBALLJET E 1/16-VE

Borusia Dortmund – Atalanta

Nisë – Lokomotiva e Moskës

Kobenhagen – Atletiko Madrid

Spartaku i Moskës – Atletik Bilbao

AEK – Dinamo Kiev

Sëlltik – Zenit

Napoli – Lajpcig

Cervena Zveda – CSKA e Moskës

Lion – Vijareal

Real Sosiedad – Salzburg

Partizani i Beogradit – Viktoria Plzen

Steau e Bukureshtit – Lacio

Ludogorec – Milan

Astana – Sporting Lisbonë

Ostersund – Arsenal

Olimpik Marseje – Braga

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.