POLITIKË

FOTOT/ Në festën e PD-së, Rama çon deputeten që mbron prokurorin e ri të përkohshëm

21:50 - 11.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në vitet e shkuara, në ditëlindjen e Partisë Demokratike, socialistët e kishin zakon të përfaqësoheshin me Sekretaren për Marrëdhëniet me Jashtë, Arta Daden. Këtë vit, duke qenë se Dade nuk është më pjesë e grupit parlamentar, Rama zgjodhi të dërgojë një tjetër deputete grua, Vasilika Hysin. Për ironi, Hysi është një nga avokatet më të zellshme të Prokurorit të ri të përkohshëm që pritet të zgjidhet me votat e socialistëve. Hysi ka pozuar në foto bashkë me Edi Palokën, si për të treguar se llogoret e politikës ngrihen në ditë pune dhe bien në ditë pushimi, për t’u zëvëndësuar nga përqafimet, buzëqeshjet dhe urimet e rastit.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.