SPORT

Presidenti Gjici shkund ekipin: Haram lojtarëve po s’fituan dy ndeshjet!

10:35 - 11.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Milinkoviç shpëton, por ai bashkë me skuadrën dhe lojtarët duhet të reagojnë në dy ndeshjet e ardhshme. Safet Gjici shkund futbollistët dhe ua bën haram rrogat që u ka dhënë dhe premiot, në rast se këta të fundit nuk reagojnë në dy ndeshjet e ardhshme. Në një prononcim të dhënë për “Supersport”, presidenti i kampionëve e quan të turpshme humbjen me Lushnjën, ndërsa thotë se problemet në ekip janë si pasojë e merkatos së dobët. Ai fajëson menaxherin dhe jo trajnerin Milinkoviç.




LUSHNJA- “Ndeshja për Kukësin nuk ishte kurrsesi e hijshme. Është pa diskutim… fjala turp është pak, në kuptimin që nuk e prisnim kurrë. Natyrisht unë besoj që lojtarët e kanë vlerësuar shumë Lushnjën, duke qenë në vendin e fundit në tabelë. Por ne kemi pasur probleme edhe vitet e tjera me ekipet e renditura poshtë.

Kampionati është shumë i fortë dhe të gjitha skuadrat pothuajse aty-aty janë, por ne shikojmë që në fillim krijuam një ekip që do të mbronte titullin kampion. Por, me kalimin e kohës disa lojtarë filluan u dëmtuan, siç ishte Shameti, Hallaçi, Musolli dhe shumë lojtarë të tjerë, që kanë qenë boshti i skuadrës sonë.

Morëm një shkatërrues nga Mali i Zi, që edhe ai na dha OK që ishte lojtar i mirë. Bëri 2-3 ndeshje të mira dhe pastaj filloi duke rënë. Kuptohet që është merkato e dështuar ajo e verës. Përgjegjësitë janë kryesisht të menaxherit të klubit, por edhe të stafit teknik”.

MILINKOVIÇ– “Deri tani unë jam shquar për heqje trajnerësh, madje të gjitha këto media që e duan shumë Kukësin, në thonjëza… flisnin që ky heq trajnerë një herë në dy-tre muaj. Jemi dëshmitarë për këtë. Ne gjetëm një trajner profesionist dhe e dimë që është i huaj, por ka dhënë diçka në futbollin shqiptar. Mori një ekip në Gjirokastër që e çoi atje ku e çoi, me elementë të mbledhur nga kampionati shqiptar dhe të huaj dhe bëri një ekip që vërtet futi një lojë shumë të mirë.

Besoj shumë te ky trajner, sepse është korrekt dhe i ndershëm. I thotë gjërat ashtu siç i ndien dhe nuk mashtron, nuk justifikohet për gabimet e veta që bën. Unë i kam dhënë shanse jo pak, por 3 herë ai ka kërkuar dorëheqjen. Kjo do të thotë se unë këtë trajner nuk e lëshoj kollaj, nuk e largoj sepse mendoj që nuk është faji i trajnerit. Është faji i merkatos së dështuar të verës. Edhe pse investimi dhe shpenzimi ishte sa dyfishi i vjetshëm, ne nuk e kemi ekipin as si ekipi i vjetshëm”.

TITULLI- “Ne nuk heqim dorë nga titulli njëherë… E para. Ne kemi qenë edhe 12 pikë mbrapa dhe kemi arritur të marrim kampionatin. Në sport çfarë s’ndodh. Nuk heqim dorë nga titulli, sepse do gabojnë edhe kundërshtarët tanë. Nëse nuk gabojnë, e marrin titullin, por nëse do gabojnë… Edhe Partizani ishte shumë poshtë, por ja që po afrohet. Unë mendoj që, me një ndërhyrje të mirë në merkaton e janarit, do të bëjmë një ekip të mirë.

Duhet t’i menaxhojmë mirë këto dy ndeshjet që kemi. Lojtarët duhen shkundur. Nëse këta lojtarë që kanë bërë atë humbje të turpshme, nuk i thërrasin mendjes që të fitojnë me Durrësin dhe të fitojnë me Gjirokastrën, pastaj kuptohet që është haram ajo korrektësia ime ndaj tyre, ajo pagesë që kanë marrë dhe ato premio që kanë marrë”. /PanoramaSport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.