AKTUALITET

Pse u vra Aleksandër Ndoka, dyshimet për konfliktin e djemve dhe për…

13:51 - 11.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pistat kryesore në të cilën policia po punon për vrasjen e 48-vjeçarit, janë konfliktet e dy djemve të Aleksandër Ndokës, Samuelit dhe Klajdit




Në përcjelljen që iu bë të ndjerit për në banesën e fundit, njëri prej djemve të tij, Samueli shoqërohej nga policia pasi është arrestuar për plagosjen e Florian Dushkut, ditën e zgjedhjeve më 25 Qershor.

Djali tjetër i viktimës, Klajdi është shpallur në kërkim për të njëjtën ngjarje dhe ende nuk është arrestuar nga policia. Florian Dushku ra pre e një atentati të dytë në muajin tetor, kur u plagos me breshëri automatiku.

Për këtë ngjarje nuk pati asnjë të plagosur.

Pista tjetër e hetimit ka të bëjë me detyrat që ka mbajtur Aleksandër Ndoka në administratën shtetërore shkruan “Lapsi”.

Ndoka ishte këshilltar në Këshillin Bashkiak të Lezhës, ndërsa në vitin 2016 ka punuar si jurist në Këshillin e Qarkut. Nga viti 2013 deri në vitin 2015 ka punuar si jurist në Hipotekën e Lezhës. Së fundmi, rreth dy muaj më parë mësohet se Aleksandër Ndoka ishte emëruar si kryeinspektor i IKMT-së për Veriun.

Dyshimet janë për një konflikt të ndodhur në periudhën kur ai ka punuar në Hipotekë. 48-vjeçari nuk kishte asnjë probleme me ligjin. Ai nuk ka precedentë dhe në formularin e dekriminalizimit rezulton i pastër.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.