SPORT

Rrëfehet arbitri i dhunuar: Kam hematoma në kokë, trajneri dha urdhër të më masakronin

13:09 - 11.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alvi Paço ka përjetuar dhunën më të rëndë ndonjëherë në jetën e tij. I sulmuar nga më shumë se dhjetë lojtarë, pjesëtarë të stafit dhe tifozë të Këlcyrës, gjyqtari nga Fieri i ndeshjes së djeshme në Përmet, ishte njeriu për të cilin ndjenë të gjithë keqardhje. Edhe ata që panë videot e dhunës që ai përjetoi.




Një zgjatje dore duke akorduar penallti për skuadrën e Përmetit i kushtoi disa plagë në trup dhe kokë pas “lumit” të grushteve dhe shkelmave që ai morri në fushë. Në një intervistë për gazetën “Panorama Sport”, arbitri Paço rrëfen tmerrin që përjetoi në Përmet dhe se si ia mbajti të fshehtë prindërve për shumë orë duke mos i treguar asgjë. “Ishte një situatë skandaloze që nuk do ta harroj asnjëherë. Ishte trajneri i Këlcyrës, Robert Spahiu, që i nxiti lojtarët të më godisnin, ndërsa vetë më shante”, tha ndër të tjera Paço.

Si ndiheni pas asaj dhune që keni përjetuar?

Tani jam mirë. E kalova atë moment të vështirë falë Zotit dhe ndërhyrjes së forcave të rendit që ishin aty. Ishte një çmenduri, por tani jam mirë.

Çfarë pasojash ju kanë lënë goditjet?

Nuk pësova çarje, por mora goditje të shumta në kokë dhe në trup. Shkova në spital dhe bëra kontrolle, mora mjekim. Kam disa hematoma në kokë dhe shenja takash në trup, por nuk kishte asgjë të rrezikshme. Me atë që ndodhi, shpëtova shumë mirë.

Si ndodhi ngjarja dhe pse gjithë ai reagim i dhunshëm për një penallti?

Ishte minuta e 75-të dhe kishte goditje këndi për Përmetin. Pas harkimit në zonë ishte një moment që unë akordoj penallti për skuadrën vendëse. Në këtë moment protestojnë lojtarët e Këlcyrës dhe nisin të më shtyjnë. Brenda pak sekondash shoh që vërshuan lojtarë nga stoli, të cilët më goditën me grushte dhe shkelma. Më pas nisën të më dhunonin të gjithë. Ishte një situatë skandaloze që nuk do ta harroj asnjëherë. Ishte trajneri i Këlcyrës, Robert Spahiu, që i nxiti lojtarët të më godisnin, ndërsa vetë më shante.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/rrefehet-arbitri-i-dhunuar-kam-hematoma-ne-koke-trajneri-dha-urdher-te-me-masakronin/

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.