POLITIKË

Themelimi i PD-së/ Mesazhi i Bashës për 27-vjetorin: Mirënjohje dhe respekt themeluesve

12:04 - 11.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme , në 27-vjetorin e themelit të PD-së me një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët veçanërisht për demokratët.




Më anë të një postimi në rrjetin social të “Facebook”, Basha shkruan se PD ndryshoi jetën e miliona shqiptarëve. Gjithashtu në mesazhin e tij Basha i bëri një thirrje mbështetësve dhe simpatizantëve që të mblidhen bashkë në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve

MESAZHI I BASHËS
Sot 27 vite më parë lindi Partia Demokratike, forca që ndryshoi Shqipërinë dhe jetët e miliona shqiptarëve një herë e përgjithmonë, forca që i priu shembjes së diktaturës komuniste, dhe rrugëtimit tonë drejt Europës dhe zhvillimit. Me respekt dhe mirënjohje të thellë për themeluesit, për qëndrestarët dhe për të gjithë mbështetësit, militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike ju ftoj sot të mblidhemi bashkë në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve në shenjë nderimi por edhe përgjegjësie për atë që kemi përpara: Përmbushjen e idealeve tona për liri, demokraci dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.