Kryesore

Vrasja e Aleksandër Ndokës, në Lezhë i kthehen konflikteve të vjetra të 5 vëllezërve

21:06 - 11.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Plumbat që morën jetën e Aleksandër Ndokës në Lezhë rikthyen në vëmëndjen e autoriteteve konfliket e vjetra të fisit Ndoka. Mes ngjarjeve që kanë nisur të rindërtohen është ajo e një ngjarjeje të vitit 2007, kur Gjergj Ndoka është përballur me një Sokol Nikollin dhe Hektor Kolën. Nuk dihet si ka nisur përplasja, por mes palëve ka pasur shkëmbim zjarri dhe i vrarë ka mbetur Hektor Kola.
Në pranga përfunduan Gjergji dhe Xhevahir Ndoka, ky i fundit vëlla me Aleksandër Ndokën, i ekzekutuar 3 ditë më parë. Policia nuk ka shumë prova kundër autorëve të krimit, veç gëzhojave që janë gjendur në vendin e ngjarjes. As marrja në pyetje e familjarëve të viktimës nuk ka ndihmuar hetuesit që janë përballur me mohimin e të gjitha dyshimeve.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.