Kryesore

Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Drejtësia arrihet përmes zbatimit të Kushtetutës dhe jo pazareve partiake, gati të zbllokojmë KLP-në

12:59 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas ftesës së ardhur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, menjëherë është përgjigjur kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili edhe kësaj here, nuk ka lëvizur nga pozicioni i mëparshëm.




Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka thumbuar kreun e qeverisë, duke i thënë se një Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm, ashtu siç kërkon maxhoranca nuk mund të zgjidhet pasi socialistët nuk kanë vënë si kusht që personi që do të mbajë këtë post, të ketë kaluar më parë sitën e vettingut. Madje Basha përdor një frazeologji të ngjashme me atë që përdori sot ambasadori Donald Lu, kur tha se në Shqipëri duhet të marrë fund epoka ku Prokurorët mbrojnë politikanët e korruptuar.

POSTIMI I PLOTË

Që Prokurori i Përgjithshëm të luftojë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin duhet që ai vetë të mos jetë i korruptuar dhe i inkriminuar. Dhe ka vetëm një mënyrë si mund të garantohet kjo gjë: ai duhet t’i nënshtrohet procesit të vetingut, siç e parashikon reforma në drejtësi e sanksionuar në Kushtetutë.

Që Prokurori i Përgjithshëm të mos jetë produkt i politikës, ai nuk mund të përzgjidhet dhe emërohet nga Edi Rama dhe Sajmir Tahiri, por nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe tre të pestat e Kuvendit siç e kërkon Kushtetuta.

Reforma në drejtësi është në Kushtetutë. Nuk ka reformë në drejtësi jashtë Kushtetutës. Drejtësia arrihet pikërisht përmes zbatimit të Kushtetutës dhe jo pazareve partiake.

Ne mbështesim pa asnjë rezervë procesin e vetingut të çdo prokurori dhe gjyqtari. Ne kërkojmë krijimin e menjëhershëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të krijohet menjëherë SPAK dhe byroja e hetimit që do të hetojë politikanët e korruptuar dhe krimin. Ka tetë muaj që në shkelje flagrante të Kushtetutës mbahet peng krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndaj ne bëjmë thirrje që kjo situatë të zhbllokohet menjëherë, që reforma në drejtësi të zbatohet ashtu siç e parashikon Kushtetuta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.