POLITIKË

Braçe shkresë Ministrit të Financave: Hetim për kontratën e qeverisë “Berisha” me Rapiscan

12:38 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka bërë të ditur sot se i ka dërguar një shkresë Ministrit të Financave për verifikimin e kontratës së qeverisë “Berisha” me Rapiscan. Me  këtë shkresë Braçe ka kërkuar verifikime dhe hetime në lidhje me kontratën e kompanisë amerikane e cila kishte me koncesion skanimin në dogana dhe që është larguar rreth 2 vite më parë nga Shqipëria.




“Në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë për shkak të sensibilitetit të shtuar, për koncesionin për ngritjen dhe operimin e skanimit të kontenierëve jam i detyruar t’i drejtohem me një shkresë Ministrit të Financave për të nisur verifikimin e të dhënave të dala në publik ditët e fundit në mbështetje të dyshimeve për praktika korruptive në procedurën e ndjekur për dhënien e këtij koncesioni. I kërkoj kryeministrit të hetojë në të gjithë dimensionin e saj këtë çështje. Është një vlerë prej 250 mln eurosh që ndikon si tek kompanitë ashtu dhe tek individët. Nga i gjithë dokumentacioni që disponoj, unë mendoj që ka dyshime të arsyeshme që mbështesin edhe pretendimet për praktika korruptive të dala së fundmi”, deklaroi Braçe.

Deputeti socialist tha se koncesioni ka nisur nga një propozim i pa kërkuar nga qeveria e Shqipërisë po i kërkuar nga kompania Rapiscan. “Termat financiarë ndryshojnë edhe në kontratën e nënshkruar nga qeveria e Sali Berishës. Çka do të thotë se është favorizuar kompania Rapiscan nga propozimi i pa kërkuar deri në kontratën finale, pa garë ku i vetmi konkurrent ka qenë Rapiscan. Këto favore i shtojnë dyshimet”, u shpreh Braçe.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.