Kryesore

Deklarata e prerë e Donald Lu: Të mbyllim epokën kur prokurori mbron politikanët e korruptuar

11:17 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu ka folur me tone të forta sot për sistemin e korruptuar të drejtësisë, për sistemin e ri që do të prodhojë reforma dhe u ka bërë apel të prerë Qeverisë dhe Opozitës të gjejnë zgjidhje për një prokuror të përgjithshëm që do të zëvendësojë Llallën, që i ka mbaruar mandati.




Zgjedhja e kryeprokurori në fakt është një tjetër çështje e cila është e nxehtë mes dy palëve Qeverisë dhe Opzitës e cila nuk po gjejnë dot një dakortësi.

Ambasadori Lu ka thënë prerë se vendi ynë nuk mund të ketë “një prokuror të përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht” dhe paralajmëroi se “vendi nuk mund të hyjë në BE nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjeve penale”.

Pjesë nga fjala e LU

Reforma po hyn në një çast vendimtar, komisionet e Vetingut dhe vëzhguesit kanë punuar shumë, së shpejti do të përfundojnë çështjet e para të vetingut, kjo do të sjellë krijimin e organeve të tjera SPAK dhe BKH.

Shqiptarët presin me padurim për reformën në drejtësi dhe politikanët kanë frikë. Disa kanë thënë se fundmi se reforma në drejtësi ka vdekur, ajo nuk ka vdekur, por mundësia që politikanët e fuqishëm të manipulojnë drejtësinë është e vdekur.

Sistemi i shkuar mbrojti njerëzit me pushtet dhe pasuri mes korrupsionit dhe ndikimit politik, sistemi i ri nuk mund të ketë një prokuror të përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht, ky vend nuk mund të hyjë në BE nëse ka shkallën më të ulët të ndjekjeve penale.

I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të punojnë për një zëvendësues të përkohshëm të prokurorit të përgjithshëm që i përfundoi mandati më 7 dhjetor. Të dyja palët ti japin fund epokës kur prokurori mbron politikanët e korruptuar. Politikanët ti lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre të parëndësishme dhe të zbatojnë këtë reformë në drejtësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.