Kryesore

Donald Lu kërkoi zgjidhje, Rama sërish ftesë kreut të PD: LB, koha të vësh drejtësinë përpara frikës

12:31 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pak minuta pasi ambasadori i SHBA, Donald Lu u shpreh se i ka kërkuar maxhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë dhe të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë për çështjen e nxehtë të Prokurorit të Përgjithshëm.




Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, numri një i qeverisë i ka bërë sërish ftesë për bashkëpunim liderit të opozitës Lulzim Basha, por ndryshe nga herët e tjera Rama ka thumbuar duke thënë se ka ardhur koha për Bashën që të vërë drejtësinë mbi frikën që ka nga vetë kjo drejtësi.

“LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik; negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mbi gjithçka që na ndan në parti të ndryshme”- shkruan Rama.

Ndërkohë që sot përfundon dhe afati i garës për të zgjedhur kryeprokurorin e përgjithshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.