AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet i riu nga Fieri, goditi punonjësin e policisë

10:39 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 29-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e policisë në Fier. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga shtetasin Mikel Salillari, 29 vjeç, banues në lagjen “Kastriot” Fier.




Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kryengritja e Fierit”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.