AKTUALITET

FOTO/ Ngacmoi gruan në lokal, ja kush është 42-vjeçari që mbeti i vrarë. Autori në polici: Po pinte alkool kur…

12:44 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klienti i një lokali në fshatin Goriçaj të Divjakës, i cili u vra nga pronari i lokalit, pasi tentoi t’i përdhunojë gruan, rezulton i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni.




42-vjeçari Eduard Stambolliu, i cili u qëllua me çifte nga Petrit Toromani, nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Ai kishte dalë nga burgu në fillim të këtij viti, ndërsa ka qenë i dënuar me 11 vite për shfrytëzim prostitucioni. Sipas policisë, 42-vjeçari rezulton me dy emra; Judmir Stambolliu dhe Admir Llupo.

Ky që shihni në foto është viktima, Judmir Stambolliu, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme.

Për herë të fundit, Llupo është arrestuar në muajin Korrik të këtij viti. 42-vjeçari u vu në pranga pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

DËSHMIA

42-vjeçari, Petrit Toromeni, i cili qëlloi për vdekje klientin u vendos në pranga vetëm një orë pas krimit, ku dhe ka rrëfyer gjithçka ndodhi në lokalin e tij.

Ai i tha policisë që Llupo i cili njihej edhe me emrin Judmir Shtambolliu, po pinte alkool. Në një moment ai i ngacmoi bashkëshorten. Toromeni e ka humbur durimin, kur u përball me arrogancën e klientit të dehur. Në atë çast ka shkuar të marrë çiften në katin e dytë të lokalit dhe e ka vrarë atë. Aty kishte edhe persona të tjerë të cilët u morën në pyetje.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.