SPORT

Ish-ndihmësi i Lipit te Italia: Nuk ka kapacitet të organizojë lojën, problemi i Napolit është Hysaj

14:04 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ndihmësi i Marçelo Lipit te kombëtarja italiane, Adriano Bakoni, i cili tashmë është opinionist televiziv, gjatë analizës që i ka bërë lojës së skuadrës së Napolit në ndeshjen ndaj Fiorentinës, ka deklaruar se problemi më i madh i Napolit në këtë ndeshje ishte mbrojtësi shkodran Elsedi Hysaj.




“Problemi i Napolit në këtë ndeshje ishte i lehtë për t’u identifikuar. Ka një emër dhe mbiemër: Elseid Hysaj. Mbrojtësi i krahut shqiptar ishte futbollisti që ka prekur më shumë herë topin, praktikisht ishte regjisori i skuadrës, shkruan PanoramaSport.

Fiorentina i lejoi Napolit të luante vetëm në krahun e djathtë dhe kjo është e papranueshme në këto nivele pasi e detyroi të bënte atë që donte. Nuk mendoj se Hysaj ka në kapacitetin e tij të organizojë lojën”, deklaroi Bakoni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.