AKTUALITET

“Kryen veprime të turpshme me fëmijët”/ 34-vjeçarja denoncon bashkëshortin, përfundon në pranga 56-vjeçari nga Pogradeci

16:59 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme është arrestuar nga policia e Pogradecit, një 56-vjeçar, babai i dy fëmijëve, , nën akuzën se ka kryer veprime të turpshme me fëmijët dhe ka dhunuar bashkëshorten. Ka qenë kjo e fundit që ka bërë kallëzim në komisariatin e qytetit, këtë të mërkurë.




Shyqyri M, 56 vjeç, banues në fshatin Alarup-Pogradec, u vu në pranga nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, njofton zyrtarisht Policia.

Bashkëshortja e 56-vjeçarit, T.M, 34 vjeçe ka thënë para uniformave blu se i shoqi ka ushtruar dhunë të vazhdueshme fizike e psikologjike ndaj saj. Gjithashtu sipas pretendimeve të gruas, Shyqyriu ka kryer veprime të turpshme me fëmijët e tyre të mitur, 5 dhe 7 vjeç. Raste këto të përsëritura, sipas 34-vjeçares.

Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme” parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 108 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.