Kryesore

LAJMI I FUNDIT/ Mbyllen kandidaturat për “Prokuror të Përkohshëm”, ja kush është garuesi i shtatë (Emri)

17:54 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm pak minuta para se të përfundojë orari zyrat i vendosur nga Kuvendi për pranimin e emrave për kryeprokurorit të ri, është zyrtarizuar edhe kandidatura e shtatë. Sipas burimeve bëhet me dije se kandidatura e shtatë është Artur Selmani.




Ndërkohë që më parë është zyrtarizuar edhe kanditatura e gjashë për kryeprokuror të përkohshëm. Kandidatura e gjashtë e paraqitur në Kuvend është ajo e Ermira Tafanit. Ajo deri tani ka mbajtur detyrën e Prokurores së Elbasanit.

Kandidatura e pestë

Zyrtarizohet kanditatura e pestë për kryeprokuror të përkohshëm. Kandidatura e pestë e paraqitur në Kuvend është ajo e Granit Shahut.

Zyrtarizohet kandidatura e 4-t

Besnik Muçi është kandidati i katërt  për Kryeprokuror të Përkohshëm i cili ka zyrtarizuar kandidimin sot pak orë përpara skadimit të afatit, sic lajmeroi dje Ulsi Manja.

Zyrtarizohet kandidatura e 3-të

Zyrtarizohet kandidatura e 3-të për Kryeprokuror të Përkohshëm. Arqile Koça është prokuror në Prokurorinë Përgjithshme dhe kërkon të marrë drejtimin e këtij institucioni.

Kandidatura e dytë është e prokurores Arta Marku.

Më herët u publikua edhe kandidatura e prokurorit të Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi i cili mësohet se ka bërë edhe dorëzimin e dosjes me gjithë dokumentet e kërkuara në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas dorëzimit të kandidaturave dhe mbylljes së afatit, faza pasuese është seanca dëgjimore me ta në Kuvend dhe më tej votimi i thjeshtë në Parlament.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.