AKTUALITET

Ministri italian i Drejtësisë pyetet për Tahirin dhe ‘Habilajt’: Puna dhe detyra jonë është…

13:08 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë konferencës për shtyp me homologen shqiptare, ministren Etilda Gjonaj, ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando,  është pyetur nga gazetarët edhe për dosjen “Tahiri” dhe për atë “Habilaj” për të cilën po heton gjykata italiane.




Pyetur për ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri sa i përket vendimit të dhënë për bllokimin e lëvizjes jashtë shtetit për të, ministri italian theksoi: “Nuk komentoj veprimet e magjistraturës italiane, aq më pak nuk mund ta bëj me vendin e Shqipërisë, puna dhe detyra jonë është që shkëmbimet e magjistraturave të bëhet sa më mirë, jo të gjykojnë në vend të gjyqtarëve dhe të hetojmë në vend të prokurorëve”.

Nga ana tjetër, Orlando ka dhënë përgjigje edhe për interesin e medias për dosjen “Habilaj”, nëse Italia ka ende pikëpyetje që mbetet për tu sqaruar me autoritet shqiptare.

“Në shkëmbimin e informacionit kemi raporte të shkëlqyera dhe niveli i bashkëpunimit mes dy vendeve është nga më të mirët.  Probleme që ekzistojnë janë mënyrat e vlerësimit të disa proceseve që janë zhvilluar në mungesë të të pandehurve, por edhe në këtë pikë mendoj se pas një ballafaqimi teknik edhe ky problem mund të zgjidhet”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.