EKONOMI

Ndryshon procedura për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve. Rregulloja e re hyn në fuqi në 1 janar të vitit 2018

10:07 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela MANJANI




 

Policat e sigurimit për automjetet do të emetohen nga Byroja Shqiptare e Sigurimit, e cila do të dorëzojë modelin pranë Autoriteti të Mbikëqyrjes Financiare. Polica e sigurimit të mjetit motorik, për dëme shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti, do të përmbajë 9 shifra dhe dy të fundit duhet të korrespondojnë në vitin korrent kur kryhet sigurimi i detyrueshëm. Ndryshimet janë miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe hyjnë në fuqi në 1 janar të vitit 2018.
Vendimi
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka vendosur të miratojë modelin për policat e sigurimit që do të emetohen nga Byroja Shqiptare e Sigurimit. Ndryshimet i referohen rregullores së vitit 2010 “Për standardet e raportimit të mbikëqyrjes së Byrosë Shqiptare të Sigurimit” ku përcaktohen detajet lidhur me numrin serial, procedurën e miratimit në AMF si dhe afatet për të kaluar të gjitha hallkat e nevojshme. “Byroja depoziton në Autoritet, përpara emetimit, specimenet e policave të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit. Të gjithë policat e sigurimit duhet të përmbajnë numrin serial 9 (nëntë) shifror, ku 2 numrat e parë të korrespondojnë me 2 numrat e fundit të vitit korrent për të cilin emetohen policat e sigurimit të përgjegjësisë së pronarit ose përdoruesit të mjetit motorik për dëme shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti. Byroja fillon procedurën për emetimin dhe prodhimin e policave të sigurimit të detyrueshëm pas dhënies së pëlqimit nga Autoriteti, në përputhje me rregulloret përkatëse të hartuara nga Byroja lidhur me emetimin, prodhimin, administrimin dhe shpërndarjen e tyre”- thuhet në nenin 14 të ndryshuar në rregullore.
Afatet
Afatet për emetimin e policave të reja dhe asgjësimin e atyre ekzistuese.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar në të njëjtat ndryshime edhe disa dispozita kalimtare që lidhen me afatet për emetimin e policave të reja si dhe asgjësimin e atyre ekzistuese. “Emetimi, prodhimi dhe furnizimi me polica të sigurimit të detyrue-shëm për vitin 2018, sipas formatit të përcaktuar në pikën 1, të nenit 14, të kësaj Rregulloreje duhet të përfundojë brenda datës 31.12.2017. Policat e sigurimit të detyrueshëm, sipas formatit të përcaktuar në pikën 1, të nenit 14, të kësaj Rregulloreje, do të hidhen në treg duke filluar nga data 01.01.2018. Çdo policë e sigurimit e shitur në kundërshtim me formatin e përcaktuar do të konsiderohet e pavlefshme. Policat e sigurimit të detyrueshëm të pakonsumuara në vitet pararendëse të asgjësohen sipas procedurës së përcaktuar në nenin 14/a të kësaj Rregulloreje, brenda datës 31.01.2018” thuhet në rregullore.
Policat e sigurimit
Sipas ligjit në fuqi shoqëritë e sigurimeve raportojnë çdo policë sigurimi të detyrueshëm nëpërmjet këtij sistemi ku dhe këto të fundit identifikohen me anë të numrit të rastësishëm. Të dhënat e kërkesës për shitje nga terminalet e shoqërive vijnë në kohë reale në serverët e AMF-së. Për çdo kërkesë programi emeton automatikisht një numër unik të rastësishëm, i cili shtypet në policë në momentin e lëshimit nga rrjeti i shitjes. Ky numër i rastësishëm është unik dhe i trajtës alfanumerike dhe shërben për të vërtetuar raportimin e policës në bazën e të dhënave qendrore në Autoritet. Menjëherë pas lëshimit të policës të dhënat e policës dërgohen për efekt raportimi në regjistrin e sigurimeve të detyru-eshme motorike të instaluar në serverët e AMF-së. Anulimet e policave do të kryhen vetëm nga personel i autorizuar i shoqërisë dhe më të drejta ekskluzive të atribuara në sistem nga njësia e administrimit të Regjistrit Online të shitjeve të sigurimit të detyrueshëm motorik. Numri unik i gjeneruar nga Regjistri Online duhet të printohet në policën e sigurimit të detyrueshëm motorik. Raportimi i të dhënave duhet të kryhet në kohë reale dhe pa ndryshime të të dhënave të raportuara në krahasim me ato të printuara në policën e sigurimit të detyrueshëm motorik.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.