Kryesore

Pas sulmit terrorist në New York, presidenti Trump deklaron ashpër: Stop lotarisë amerikane!

20:33 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas shpërthimit të ndodhur në një korridor të metrosë së Nju Jorkut, presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur thirrjen për të rishikuar sistemin amerikan të imigracionit.




Të marten, në Shtëpinë e Bardhë Trump tha se në dy incidentet e fundit në qytetin e Nju Jorkut janë përfshirë shtetas të huaj që jetojnë në SHBA me kartën e gjelbër.

Ai shtoi se personi i parë erdhi në SHBA nëpërmjet programit të lotarisë së vizave, ndërsa tjetri përmes një lidhjeje familjare me një shtetas amerikan.

Presidenti tha se SHBA do t’i jap fund shumë shpejt këtyre dy dispozitave të emigracionit.

“Kongresi duhet të veprojë menjëherë”, tha ai. Presidenti Trump premtoi se këto dy programe të imigracionit “do të marrin fund”.

Këto komente, Trump i bëri gjatë një ceremonie nënshkrimi për Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin financiar 2018.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.