BOTA

Pas vizitës në Siri, Putin merr vendimin e pakthyeshëm dhe shpall fitoren  

09:47 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë të hënën një vizitë surprizë në Siri, ku ka deklaruar çlirimin e vendit nga ISIS, ka bërë një demonstrim mbështetjeje për Presidentin sirian Bashar sl-Assad dhe ka njoftuar nisjen e tërheqjes së trupave ruse.

Duke folur në një aeroplan ushtarak pranë Latakias, në verilindje të Sirisë, Putin njoftoi se ka urdhëruar tërheqjen e një pjese të konsiderueshme të forcave ruse. Rusia ndërhyri për herë të parë në konfliktin e Sirisë në vitin 2015, duke goditur me sulme ajrore armiqtë e aleatit të saj, al-Assad, si ISIS dhe xhihadistë të tjerë apo edhe rebelët e mbështetur nga SHBA, që luftonin ndaj trupave qeveritare.

“Unë e urdhëroj ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, që të tërheqë trupat ruse në bazat e tyre të përhershme”, tha Putin në një fjalim televiziv në bazën ruse në Hemeimeem të Sirisë. Putin vazhdoi duke thënë se ka vendosur një sasi të madhe të trupave ruse në Siri të kthehen në shtëpinë e tyre, në Rusi.

Sipas Presidentit Putin, trupat kanë ndihmuar ushtrinë siriane që të shtypë grupin më të stërvitur të terroristëve ndërkombëtarë, duke iu referuar ISIS. Ai shtoi se ,”nëse terroristët përsëri ngrenë kokën, ne do t’i bëjmë goditje të tilla, që nuk i kanë parë kurrë”.

Më pas,ai iu drejtua ushtarëve rusë duke i thënë: “Ju keni treguar cilësitë më të mira të një ushtari rus. Atdheu ynë ju falënderon, miqtë e mi. Udhëtim të sigurt! Ju falënderoj për shërbimin tuaj!”. Putin dhe Assad janë fotografuar të buzëqeshur, duke u përqafuar e shtrënguar duart me njëri-tjetrin, përpara se Putin të largohej për në Egjipt. Presidenti rus i tha Assad se do të diskutonte të ardhmen e paqes me krerët e Egjiptit dhe Turqisë të hënën.

“Shpresoj se së bashku me Turqinë dhe Iranin, do të kemi sukses në rivendosjen e paqes dhe të fillojmë një proces politik për të zgjidhur situatën në Siri”, tha Putin. Ndërsa Assad ka falënderuar Putin për kontributin efektiv të trupave të tij në luftën kundër terrorizmit në Siri, për të cilën ai tha se populli sirian nuk do ta harrojë kurrë.

“Siria u ruajt si një shtet sovran dhe i pavarur, refugjatët po kthehen në shtëpi dhe janë krijuar kushtet për një zgjidhje politike në Kombet e Bashkuara”, tha Putin. Një raund i ri i bisedimeve të paqes në Siri është planifikuar për javën e ardhshme në Astana të Kazakistanit, si pjesë e një shtytjeje të udhëhequr nga Moska për t’i dhënë fund konfliktit gjashtëvjeçar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.