POLITIKË

Rama uron ‘Mirëmëngjesi’ dhe e nis ditën me një lajm të mirë, ja 3 dokumentet e tjera që merren online

09:23 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke uruar “Mirëmëngjesi” e ka nisur ditën me një lajm të mirë për shqiptarët, qe lidhet me lehtësimin e ndjeshëm të barrës burokratike në sportelet e administratës.




Numri një i Qeverisë, ka bërë të ditur se “Brenda datës 15 dhjetor 2017, listës me 26 dokumente shoqëruese, të cilat nuk kërkohen më nga sportelet e institucioneve shtetërore, do t’i shtohen edhe 3⃣ dokumente të tjera”.

 

Postimi i Rames 

MIRËMËNGJES  dhe me këtë informacion për kohën dhe paratë e kursyera qytetarëve përmes lehtësimit të ndjeshëm të barrës burokratike në sportelet e administratës, ju uroj një ditë të mbarë 

Vetëm gjatë muajit nëntor janë gjeneruar online  në portalin e-Albania 18,498 vërtetime tatimore; 94,466 certifikata të gjendjes civile; 876 ekstrakte biznesi. Shumë shërbime publike të portalit e-Albania tashmë do të ofrohen në çdo zyrë noterie dhe filiali të Postës Shqiptare pranë  suaj, pa patur nevojë të shkoni në sportelet përkatëse.

Brenda datës 15 dhjetor 2017, listës me 26 dokumente shoqëruese, të cilat nuk kërkohen më nga sportelet e institucioneve shtetërore, do t’i shtohen edhe 3⃣ dokumente të tjera të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit që tanimë do të gjenerohen përmes portalit e-Albania:

  • Ekstrakt i thjeshtë
    · Ekstrakt historik
    · Certifikata e regjistrimit (NUIS)

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.