AKTUALITET

Sherr për pagesën e porosisë, shoferi i autobusit i këput veshin beratasit

10:02 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arbër SULO




Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Sarandës. Shoferi i autobusit, Hajri Cako i ka kafshuar dhe këputur veshin një shtetasi nga Berati. Ngjarja e rëndë me protagonist 53-vjeçarin që ka përfunduar në pranga ka marrë shkas pas një konflikti të çastit me beratasin, i cili priste një porosi. Burime nga policia lokale bënë me dije se rreth orës 19:00, autobusi që drejtohej nga Cako ka mbërritur në qytetin bregdetar, ndërsa pranë tij është afruar shtetasi Apostol Sinani nga Berati. Ky i fundit priste një porosi, të cilën e kishte marrë drejtuesi i autobusit, Hajri Cako.

Teksa 53-vjeçari i ka dhënë porosinë, ka kërkuar gjithashtu edhe shpërblimin prej 200 lekësh të reja, të cilat Sinani ka refuzuar t’ia japë. Kaq ka mjaftuar që të plasë sherri tek agjencia e autobusëve të qytetit të Sarandës (në lagjen nr.1). Mësohet se në grindje e sipër shoferi Cako ka kafshuar në vesh Apostol Sinanin, duke i këputur pjesën e sipërme. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes e kanë transportuar Apostol Sinanin drejt spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Bluzat e bardha të këtij spitali pohuan se i plagosuri është në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar në flagrancë shoferin 53-vjeçar Hajri Cako. Materialet në ngarkim të agresorit i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokurorisë së këtij rrethi për veprën penale: “Plagosje  e rendë me dashje”. Pritet që gjykata e Sarandës të vendosë masën e sigurisë ndaj 53-vjeçarit.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.