BOTA

Trafikonin heroinë, arrestohen 9 persona. Zbulohet ofiçina e bosit shqiptar, ja si u shpëtonin kontrolleve

12:52 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëntë persona janë vënë në pranga nga policia italiane, pas një operacioni të finalizuar me sekuestrim lëndësh narkotike.




Mediat italiane kanë bërë të ditur se baza logjistike e trafikantëve mes të cilëve shqiptarë, ishte një magazinë mes San Donà dhe Noventa.

Atje ndodhet ofiçina e bosit shqiptar, një 40-vjeçar që jetonte në Sandonatese dhe menaxhonte trafikun, rrjetin e shpërndarjes dhe gjithë bashkëpunëtorët.

Ne këtë ofiçinë si provë janë sekuestruar edhe makina me funde të dyfishta të sajuara posaçërisht për transportin e drogës në mënyrë që t’u shpëtonin kontrolleve policore.

Aty janë gjetur edhe materiale te tjera dhe makineri që përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike gati për transport dhe shpërndarje.

Policia ka sekuestruar në dy vjet prej hetimeve për këtë rrjet rreth 80 kg heroinë të pastër.

Sipas përgjimeve të bëra, policia ka siguruar edhe biseda, ku shpërndarësit ankoheshin për cilësinë shumë të keqe të mallit, duke bërë tentativa për uljen e çmimit.

Trafiku i heroinës përfshin Italianë, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Krahas 9 të arrestuarve janë caktuar edhe 10 kontrolle banesash në Venezia, Milano, Bolzano e Monza-Brianza, ndërkohë që shqiptarët e arrestuar thuhet se janë nga Elbasani, i cili cilësohet edhe si baza e tyre për trafikun.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.