Media

Vokshi: As Fidel Kastro s’ka ushtruar këtë lloj gjuhe urrejtje që përdor Rama ndaj gazetarëve

14:56 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, Albana Vokshi, ka dënuar gjuhën e urrejtjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ndaj gazetarëve. Në një aktivitet të organizuar nga OSBE, ajo u shpreh se as Fidel Kastro nuk ka ushtruar këtë gjuhë dhune kundër gazetarëve si Edi Rama.




“Ndaj sot dua të shpreh me shqetësim të madh të agresionin të paprecedentë të kreut të qeverisë ndaj mediave, të cilat ai i quan media “kazani” dhe sidomos ndaj gazetarëve për të cilët nuk kursen një lumë sharjesh apo fyerjesh.

As Fidel Kastro në regjimin e tij nuk ka ushtruar këtë lloj gjuhe dhune, urrejtje ndaj gazetarëve. Ndaj unë mendoj të gjithë ne, pa përjashtim, të gjithë shoqatat e gazetarëve dhe faktori ndërkombëtar nuk duhet të heshtim”, –  u shpreh Vokshi, e cila kërkoi edhe hartimin e një pakete ligjore, që të ketë në fokus mbrojtjen e statusit të gazetarit.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.