AKTUALITET

Vrasja në Divjakë për ngacmim seksual/ Ja e shkuara e errët e viktimës, i dënuar edhe më parë për shfrytëzim prostitucioni

09:38 - 12.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klienti i një lokali në fshatin Goriçaj të Divjakës, i cili u vra nga pronari i lokalit, pasi tentoi ti përdhunoi gruan  rezulton i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni.




42-vjeçari Eduard Stambolliu, i cili u qëllua me çifte nga Petrit Toromani, ishte person me precedentë penalë. Ai kishte dalë nga burgu në fillim të këtij viti.

Eduard Stambolliu e humbi jetën rrugës për në spital.

Policia e Shtetit njoftoi se mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:40 , është njoftuar se në fshatin Goriçaj të Divjakës ka ndodhur një vrasje. Mënjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes grupi hetimor i cili ka konstatuar se në një lokal është qëlluar me armë gjahu A.Ll, 42 vjeç, banues në Goriçaj, Divjakë, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Policia e Divjakës zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar. Nga hetimet paraprake rezultoi se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Petrit Toromëni, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.