Tech

Komplimentet, fuqi e lartë erotike tek çiftet e çdo moshe

10:38 - 13.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shërbejnë për të joshur, për të shprehur ndjenjat e tua. Për të krijuar një klimë intime, të kënaqshme. Komplimentet kanë edhe një fuqi të lartë erotike dhe janë pikërisht ato mesazherët e admirimit, aleatë të erosit dhe dashurisë. Ndërsa në përgjithësi një kompliment është një frazë xhentile, e cila nëse është e menduar mirë dhe e goditur bën efektin që ti kërkon. Dikush skuqet, dikush dyshon, dikush krekoset… Përgjigja që i jepet një fjalie xhentile, krahas të tjerave, nxjerr në pah shumë aspekte të karakterit të dy personave që po dialogojnë përmes marrjes dhe dhënies së komplimentit. “Ke vërtetë një familje shumë të bukur”, “Sa të shkon kjo krehje”, “Gatuan në mënyrë fantastike”. Kush nuk do të donte të merrte komplimente si këto! Mënyra e interpretimit të komplimentit varet shumë edhe nga personaliteti i atij që e merr. Është si një test që nxjerr në dritë sesi reagojmë ndaj këtyre mesazheve që na dërgojnë. I mirëpresim dhe i shijojmë. Besojmë në sinqeritetin e tjetrit. Apo mbetemi të zhgënjyer, sepse nuk na mjaftojnë asnjëherë? Kur dikush iu thotë “Për mua je ok”, ju përkëdhelet sedra, apo ju lë indiferentë si vlerësim? Të diskutojmë se sa na ndihmojnë për t’u rritur psikologjikisht këto fraza kaq xhentile dhe bujare.




Llojet e komplimenteve
Le të provojmë të kuptojmë cilat janë llojet e komplimenteve. Krahas atyre të zakonshmeve, ku një kompliment është një frazë xhentile që shpreh admirim, ka edhe komplimente indirekte. Janë ato komplimente që njeriu i bën vetes meqë arriti të bëjë diçka që e kishte vënë si qëllim. Ose ka komplimente të tjerë që quhen deduktiv: kur një burrë flet për zilinë imagjinare të meshkujve të tjerë. Ose për ato metaforike: kur pyet se kush është ai engjëll që ka hyrë në jetën tonë. Të bësh kompliment nuk është e vështirë, mjafton vetëm një dëshirë e pastër për të motivuar tjetrin. Edhe nëse nuk je tipi i përshtatshëm për të stiluar një kompliment me fantazi, mjafton t’i thuash një femre “je e bukur”, është mjaft efikase. E megjithatë ka njerëz që bëjnë gafa teksa tentojnë të thonë fraza të mëdha duke e zhgënjyer të komplimentuarin.

Kur gabojnë meshkujt me komplimentet

Komplimenti me pasoja

Nuk ka gafë më të madhe sesa kur një burrë i thotë femrës që pëlqen “më pëlqejnë shumë këmbët e tua”. Por menjëherë më pas shton “nuk janë perfekte, por mua më pëlqejnë”. Çfarë po ndodh në fakt? Mashkulli ka pasur frikë se mos ka bërë një kompliment të gabuar dhe ka tentuar që ta rregullojë, ndërkohë që tek femra e gjitha kjo shkakton një irritim, pasiguri, trishtim. Nëse vajza deri në atë moment ishte e qetë, koshiente se nuk kishte këmbë perfekte, papritur lëndohet nga një frazë e pamenduar mirë. A nuk do të ishte më mirë që në këtë rast këto lloj meshkujsh të mos flisnin fare për sa kohë nuk dinë të bëjnë një kompliment?

Komplimenti i varfër

I thuhet femrës “je e lezetshme “, ndërkohë që ajo është një femër shumë e bukur dhe ajo është koshiente për të, si dhe e ka dëgjuar aq shpesh. Më shumë se një kompliment kjo duket si një provokim i vogël. A mund t’i thuhet një femre të bukur vetëm thjesht “e lezetshme”? Pra, ky mashkull është koprrac apo i varfër në mënyrën se si e tregon admirimin, gjë që nuk është e bukur.

Komplimenti i munguar

Nëse ajo shfaqet para një mashkulli mbas shumë kohe më e bukur se kurrë, edhe pse lexon në sytë e mashkullit shumë admirim, ai nuk i thotë asnjë fjalë. Bëhet fjalë për një taktikë? Duket se jo. Ai është i turpshëm ? E ekzagjeruar. Apo është një mënyrë për t’u vetëmbrojtur? I vetmi justifikim në këtë rast është nëse ai nga emocioni harron të flasë. Por mbase duhet rikuperuar kjo mungesë ,që pasojat mos të jenë fatale.

Komplimenti i përsëritur

Kur ai i bën të njëjtin kompliment duket si një gjë shabllon që thuhet pa zemër. Madje, duket sikur nuk ka sinqeritet në këto fraza shabllone që ai ia thotë asaj. Dhe më e keqja është se femrat e kuptojnë menjëherë shabllonizmin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.