POLITIKË

Qeveria akordon shpërblim për efektivët e FA, RENEA dhe të FNSH-së, ja kategoritë

13:10 - 13.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një konferencë për shtyp ka njoftuar se Qeveria i ka akorduar sot, 2917 punonjësve të Forcave të Armatosura si dhe 330 punonjësve të Policisë së Shtetit, repartit special RENEA dhe të reparteve të FNSH-së, shpërblimin financiar për angazhimin në operacione të shumta për përballimin e gjendjes se krijuar në vend, si pasoje e reshjeve dhe prurjeve të jashtëzakonshme të cilat sollën dëme dhe kërcënuan jetë njerëzish.




Personeli i angazhuar në Ministrinë e Mbrojtjes do të shpërblehet si më poshtë:

298 Forca të armatosura, në shumën 14,900,000 lekë (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind lekë)

1 560 Forca të armatosura, në shumën 31,200,000 lekë (tridhjetë e një milion e dyqind mijë lekë)

1 059 Forca të armatosura, në shumën 10,590,000 lekë (dhjetë milion e pesëqind e nëntëdhjetë mijë lekë)
Shpërblimi i punonjësve të angazhuar në strukturat e Policisë së Shtetit do të bëhet në masën 20,000 lekë/punonjës, për 330 punonjës dhe konkretisht:

Për Repartin Special “Renea” dhe Repartet e FNSH-ve Tirane, Fier dhe Shkodër, 70 punonjës;

për drejtorinë vendore te policisë Fier, 60 punonjës;

për drejtorinë vendore te policisë Durrës, 30 punonjës;

për drejtorinë vendore te policisë  Tirane, 30 punonjës;

për drejtorinë vendore te policisë Vlore, 70 punonjës dhe,

për drejtorinë vendore te te Kufirit Migracionit Vlorë dhe Repartin “Delta Forcë, 70 punonjës.

Fjala e Xhackës 

Forcat e Armatosura kanë qenë kurdoherë të parat, aty ku më shumë ka patur nevojë për ta. Por që prej vitit 2004 për efektivët në uniformë nuk është ndërmarrë asnjë trajtim i veçantë.

Me vendimin e sotëm, fondi prej  63 290 000 lekë do të shpërndahet në shenjë mirënjohjeje, për të gjithë ata, që u përfshinë në operacionin e jashtëzakonshëm përmes të cilit shteti përballoi një emergjencë të rrezikshme, dhe në veçanti për ata efektivë që ishin në vijën e parë të shpëtimit të jetëve.

Në emër të efektivëve të Forcave të Armatosura i shpreh vlerësimin tim Kryeministrit dhe Qeverisë Shqiptare, për vendimin e marrë sot, si edhe për zotimin publik, se viti 2018 do të jetë viti i fundit, i hendekut të pajustifikuar të shpërblimit financiar, mes Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit.

Në emër të Qeverisë Shqiptare siguroj efektivët në uniformë, se jo vetëm jemi krenarë për vajzat dhe djemtë tanë për kontributin e tyre në shërbim të vendit e qytetarëve, por do të bëjmë ç’është e mundur për t’i shpërblyer moralisht dhe financiarisht për punen e sakrificën e tyre.

Jemi të ndërgjegjshëm, se shpërblimi i miratuar sot nuk është mjaftueshëm për sa meritojnë ushtarakët tanë, por është tregues i qartë i qasjes edhe më serioze të Qeverisë Shqiptare, ndaj Forcave të Armatosura, këtej e tutje.

Ky shpërblim sot është vetëm fillimi i paketës së rritjes së trajtimin financiar të nisur në Mars të këtij viti nga Qeveria jonë, e që do të vazhdojë po ashtu me një tjetër rishikim të rëndësishëm për vitin 2019, vetëm për pagat e ushtarakëve shqiptare.

Përmes reformave të ndërrmarra, për forcimin e shtetit, rritjen e të ardhurave, dhe stabilitetit makro-ekonomik, do të jemi në gjendje të shlyejmë një borxh të madh moral, të akumuluar dhe të padrejtë ndaj të gjitha Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për kontributin e jashtëzakonshëm, shpesh larg vëmendjes së opinionit publik, por aq shumë të vlerësuar nga:

Aleatet tanë në misionet e mbrojtjes kolektive në operacionet e NATO-s në Afganistan, Kosovë, Letoni, Mali apo Bosnjë – Hercegovinë,

në çdo përpjekje për mbrojtën e lirisë e vlerave të familjes së madhe të vendeve demokratike pjesë e Aleancës,

e së fundmi, edhe për kontributin vetëmohues ndaj komunitetit e qytetarëve shqiptarë në ditët më të vështira.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.