SPORT

Dhunuan gjyqtarin Paco, ja vendimi i Gjykatës për 3 futbollistët e Këlcyrës

10:18 - 14.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zhvilluar dje në Gjykatën e Përmetit seanca për vlerësimin e masës së arrestit ndaj tre lojtarëve të Këlcyrës, të cilët, në ndeshjen e së dielës së kaluar në Përmet, dhunuan arbitrin Alvi Paço. Gjykata e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e tre futbollistëve, por vendosi që të mos i mbajë më në burg duke i dhënë masën “detyrim paraqitje”.




“Vlerësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Entilion Dashnor Kamberaj dhe caktimin e masës së sigurimit ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’. Caktimin e masës së sigurimit ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ ndaj shtetasit Andi Hina, shkruan PanoramaSport.

Caktimin e masës së sigurimit ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ ndaj shtetasit Meleq Xhakollari”, thuhet ndër të tjera në vendimin e djeshëm të Gjykatës së Përmetit. Për të tre të akuzuarit është caktuar që një herë në javë, ditën e premte, në orën 11:00, të paraqiten në Komisariatin e Policisë Përmet.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.