POLITIKË

Denoncimi/ Berisha: OSHEE po vjedh bizneset në Vlorë, vë matës që shkaktojnë probleme

18:44 - 15.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këtë muaj me dhjetëra biznese në Vlorë janë ankuar se po vidhen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.




Një tjetër denoncim ka ardhur në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka bërë publik në Facebook, denoncimin e biznesmenit nga Vlora.

Sipas tij punonjësit e OSHEE-së po bëjnë vjedhje duke ju vënë matës me automat të vogël, çka shkakton probleme në aparaturat që përdorin biznese.

Ja postimi i ish-Kryeministrit:

Vjedhje e paskrupullt e biznesit me mateesit nga OSHEE! sb

“Zoti Berisha, në rradhë të parë të uroj shëndet, pastaj dua të të vëj në dijeni për masakrimin që po i bëhet bizneseve në qarkun e Vlorës nga Ministria e Energjetikës, më saktë nga drejtoria OSHE. Unë jam një qytetar që kam një biznes të vogël në qytetin e Vlorës, jam taksa pagues i rregullt dhe me kontratë elektrike që nga 2010. Kam dy ditë pa punë sepse punonjës të OSHE kanë ardhur në mbasdite, pa qenë unë present, dhe kanë ndërruar matësit e energjisë me matësa elektrikë, njëkohësisht ndërrojnë edhe automatik, duke e vënë më të vogël nga ai që ka qenë ekzeistues, gjë që krijon problem sepse në momentin që paisjet vien në funksion, automati bie. Por, problemi nuk qëndron këtu! Problemi është se këta hajduta e bëjnë qëllimisht këtë procedurë dhe i detyrojnë bizneset të bëjnë kërkesë për shtim të amperaxhit kundrejt një pagese diku deri tek 500 mijë lekë të vjetra. Cfarë është ky shtim energjie kur unë dhe shumë qytetarë të tjerë paguajmë aq sa harxhojmë energji? Ka ditë që po bëhet një gjë e tillë te shumë biznese dhe po con në debat pronarët me punonjës që vijnë dhe bëjnë ndryshimet. Po na detyrojmë që t’I zgjidhim gjërat në mënyra personale dhe duke shkuar aty ku s’duhet me punonjësit që vijnë. Kjo është një gjobënie që i bëhet bizneseve për të mbushur arkën e drogës.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.