POLITIKË

Urgjencë në selinë e PD-së, Basha urdhër deputetëve: Nesër të mos mungojë asnjeri!

21:19 - 15.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet që nesër të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme.




 Mbledhja do të nisë në orën 18:00. Burime për gazetaren e ‘News24’ Elda Menga konfirmojnë se kryeopozitari Lulzim Basha ka dhënë urdhrin e prerë që asnjë nga deputetët mos të mungojë në mbledhje.

Të njëjtat burime pohojnë se në takim pritet që të merren vendime të rëndësishme. Theksojmë se mbledhja e jashtëzakonshme vjen pas vendimit të shumicës për të caktuar kryeprokurorin e ri. Shumica të henën do të votojë për prokurorin e ri të përkohshëm, ndërsa zgjedhja e tij ka shkaktuar debate mes kampeve politike./Balkanweb

http://www.balkanweb.com/site/cfare-po-ndodh-ne-pd-urdhri-i-prere-i-bashes-neser-ne-mbledhje-mos-te-mungoje-asnje-deputet/

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.