EKONOMI

Vizat drejt SHBA, ja çfarë mund t’ju penalizojë përgjithmonë. “Aplikim sa më i saktë dhe korrekt”

10:10 - 15.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Voltiza DURO

 

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të aplikojnë për vizë drejt Shteteve të Bashkuara, duhet të tregohen tejet të kujdesshëm dhe të saktë gjatë plotësimit të formularit. Ky njoftim është bërë nga ambasada amerikane, e cila i bën thirrje gjithë qytetarëve që të jenë sa më korrekt gjatë aplikimit, në të kundërt rrezikohet përgjithmonë e drejta për të hyrë në këtë shtet. “Mos bëni biznes me askënd që përpiqet t’ju sigurojë një vizë nëpërmjet mashtrimit. Ju mund të humbni shumë lekë, si dhe mund t’ju ndalohet hyrja përgjithmonë në SHBA. Le t’i lëmë së bashku pa punë mashtruesit!”-thuhet në faqen zyrtare të ambasadës.
Vizat
Një shtetas nga një vend i huaj që kërkon të hyjë në Shtetet e Bashkuara, duhet në fillim të marrë një vizë amerikane, e cila vendoset në pasaportën e udhëtarit, që është edhe dokumenti për udhëtim i lëshuar nga vendi i shtetësisë së udhëtarit. Disa udhëtues ndërkombëtarë mund të përfitojnë mundësinë e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara pa u pajisur me vizë, nëse ata plotësojnë kushtet për programin e Udhëtimit pa Vizë. Qëllimi i udhëtimit të qytetarit dhe të tjera fakte do të përcaktojnë llojin e vizës që ju duhet sipas ligjit amerikan për emigrimin. Si aplikues për vizë, kandidati duhet të përcaktojë nëse i përmbush të gjitha kriteret e kërkuara për të marrë kategorinë e vizës për të cilën po aplikon. Për të aplikuar për një vizë imigruese, një qytetar i huaj që dëshiron të emigrojë, duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan ose të afërm të ngushtë me rezidencë të përhershme ligjore, ose një punëdhënës i ardhshëm amerikan, si dhe të ketë një peticion të miratuar përpara se të aplikojë për vizë emigruese. Sponsori nis procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj te Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS). Pasi ky i fundit të ketë miratuar peticionin dhe pasi kandidati të ketë përfunduar fazën përgatitore të procesit me Qendrën Kombëtare të Vizave (NVC) ose, nëse është përzgjedhur për Lotarinë Amerikane dhe ka përfunduar procesin me Qendrën Konsullore në Kentaki, i duhet të rishikojë udhëzimet që i janë dhënë nga NVC-ja ose KCC-ja, së bashku me informacionin e dhënë në këtë faqe interneti, për udhëzime dhe drejtime të mëtejshme. Dy kategoritë e grupeve të vizave që përfitohen nga familja, të afërmit e menjëhershëm dhe preferencat familjare, janë dhënë sipas dispozitave të ligjit të imigracionit të Shteteve të Bashkuara, specifikisht Akti i Imigracionit dhe Kombësisë. Të gjitha dokumentet duhet të jenë të vlefshme në ditën e intervistës. Dokumentet e skaduara mund të krijojnë vonesë në procesimin e vizës. Nëse dokumentet ishin lëshuar mbi një vit nga data e intervistës, ato konsiderohen të skaduara. Në një rast të tillë, kandidati duhet të sjellë në ditën e intervistës dokumente të përditësuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.