SPORT

Dyshime për operacion të gabuar në gju? Edgar Çani niset drejt Italisë

10:50 - 17.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edgar Çani kthehet në “telenovelë” te Partizani. Sulmuesi ka paraqitur sërish probleme me gjurin, e për pasojë është nisur drejt Italisë për t’i kërkuar llogari klinikës që e operoi në maj të këtij viti. Edhe pse kanë kaluar shtatë muaj nga operacioni që ka kryer në gju, sulmuesi i “demave të kuq” nuk ndihet gati për të luajtur futboll. Ai është kthyer në një çështje më vete te Partizani, ndërsa kur u afrua në verë kishte një garanci nga klinika që kishte kryer operacionin se do të ishte gati për startin e sezonit të ri, raporton PanoramaSport.




Situata e gjurit të lojtarit ka precipituar jashtë limiteve të pritjes, ndaj Partizani mund të zgjidhë marrëveshjen me sulmuesin që u konsiderua, ardhja e të cilit u trumbetua me bujë. Ndërkaq, të premten trajneri Starova ka pohuar se Çani ka rezultuar si një dështim i klubit. Në fakt, shpeshherë Çani ka tentuar të bashkohet me grupin për të marrë ngarkesën, por më pas është detyruar të distancohet nga dhimbjet që ndiente në gju.

Gjuri i lojtarit nuk ka asnjë përmirësim, ndaj kanë filluar të ngrihen dyshime për operacion të gabuar. Megjithatë vizita e tij në Itali me mjekun që edhe e ka operuar do të zbardhë dhe të vërtetën, se pse ende nuk po rikuperohet. Nëse  me të vërtetë operacioni rezulton i gabuar, atëhrë s’përjashtohet mundësia që Edgar Çani të hedhë në gjyq klinikën që e ka operuar, ku do të kërkojë edhe dëmshpërblim.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.