Kryesore

EMRAT/ Arrestohet një oficer i policisë në Korçë dhe dy persona të tjerë, merrnin 7 mijë euro për azil në Francë

14:29 - 17.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një oficer policie dhe dy persona të tjerë janë vënë në pranga nga SHÇBA në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë, e cila ka finalizuar operacionin e koduar ‘Green border 2’ .




Kështu, burimet zyrtare kanë bërë të ditur se janë arrestuar Artan Ceno, 44 vjeç, punonjës policie me detyrë kontrollor në pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, Korçë; Majlinda Seiti, 52 vjeçe, lindur e banuese në Korçë; Adriano Kocoli, 52  vjeç, lindur e banues në Korçë.

Policia ka bërë të ditur se punonjësi i policisë akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa dy shtetasit e tjerë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm në kufi. Kundrejt pagesave që varionin nga 6 në 7 mijë euro për person, grupi i dyshuar, krijonte kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj, qytetarë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova, në kundërshtim me ligjin, me destinacion Francën për azil kërkim. Ndërkaq, mësohet se në disa raste këta shtetas, në bashkëpunim me punonjësin e policisë, tashmë të arrestuar, kanë kaluar nga kufiri i gjelbër, fëmijë të mitur, të cilët më pas kërkonin azil si të pashoqëruar, në vende të ndryshme të Europës.

Njoftimi i policisë

SHÇBA arreston 1 punonjës të Policisë Kufitare për korrupsion pasiv dhe 2 shtetas për dhënie ndihmë në kalim të paligjshëm kufiri

Finalizohet operacioni ‘Green border 2’ –  SHÇBA arreston 1 punonjës të Policisë Kufitare dhe 2 shtetas të tjerë, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv

 

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë goditur një rrjet të trafikimit të qenieve njerëzore, mes tyre edhe një punonjës policie.

SHÇBA kishte regjistruar një procedim penal mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptare dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë e Maqedonisë në mënyrë ilegale, mes tyre me destinacion final Francën për azil kërkim. Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të identifikohej dhe dokumentohej ky aktivitet kriminal.

Ditën e sotme, strukturat e SHÇBA kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Artan Ceno, 44 vjeç, punonjës policie me detyrë kontrollor në pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, Korçë;

-Majlinda Seiti, 52 vjeçe, lindur e banuese në Korçë;

-Adriano Kocoli, 52  vjeç, lindur e banues në Korçë.

Kundrejt pagesave që varionin nga 6 në 7 mijë euro për person, grupi i dyshuar, krijonte kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj, qytetarë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova, në kundërshtim me ligjin, me destinacion Francën për azil kërkim.

Në disa raste këta shtetas, në bashkëpunim me punonjësin e policisë, tashmë të arrestuar, kanë kaluar nga kufiri i gjelbër, fëmijë të mitur, të cilët më pas kërkonin azil si të pashoqëruar, në vende të ndryshme të Europës. Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.