Kryesore

EMRAT/ Skafi me drogë i shpëton policisë së Durrësit, arrestohen dy persona. Dyshohet se …

16:02 - 17.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një skaf me drogë, i cili ishte nisur drejt Malit të Zi ka arritur t’i shpëtojë policisë së Durrësit. Sipas të dhënave të para, skafi me drogë u ngarkua dhe u nis nga Porto Romano. Ndërkaq, mësohet se janë vënë në pranga dy persona, njëri nga Vlora, tjetri nga Lushnja.




Nga sa mësohet, njëri nga të arrestuarit në flagrancë është Albert Dedej 30-vjeç dhe tjetri Orjol Brokaj.

Dyshohet se ata transportuan drogën nga Vlora në Durrës. “Fuoristrada” ngeci në rërë, pas nisjes së skafit.

Operacioni policor u zhvillua të shtunën në mbrëmje. Lajmi konfirmohet nga burime për News 24 në Durrës. Ndërkaq, policia e Durrësit ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar sa i përket skafit me drogë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.