AKTUALITET

Përdhunoi 13-vjeçaren dhe tentoi t’i trafikojë të motrën, lihet në burg 49-vjeçari nga Berati  

13:22 - 17.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Arrest me burg”. Kjo është masa që ka vendosur gjykata e Beratit për 49-vjeçarin Aliosha Emini, i cili akuzohet për përdhunimin e një 13-vjeçareje dhe tentativën për të trafikuar të motrën e saj 19 vjeçe. Policia ka bërë të ditur se ai njihet si person me probleme mendore., ndërsa mbi të rëndojnë akuzat “Trafikim i të rriturve” dhe “marrëdhënie seksuale me të mitur” janë akuzat që rëndojnë mbi Eminin.




 

ÇFARË THA NËNA DHE GJYSHI I MINORENES

Rajmonda Guri në një pronocim për “Gazeta Shqiptare” tha se Aliosha Emini, pasi ka abuzuar me vajzën 13-vjecare B.G., ka tentuar të trafikojë për prostitucion edhe vajzën tjetër 19-vjecare A.G.. Ajo u shpreh se bashkëshorti i saj ka bërë disa herë kallëzim ndaj 49-vjeçarit, që u prangos ditën e djeshme. Ndërsa, dyshohet se Aliosha Emini vuan nga probleme mendore. “Kishim dijeni që i ngacmonte vajzat dhe kemi bërë disa herë kallëzim në polici. Vajza 13-vjeçare erdhi e shqetësuar në shtëpi dhe nuk fliste. Ajo nuk tregoi për abuzimin, pasi ishte në gjendje të rëndë. Vajza nuk e hapte gojën, e gjeta të mbledhur. Vetëm kur më mori policia, e kuptova ç’i kishte ndodhur”, – tha Rajmonda Guri. Ajo sqaroi se 49-vjeçari, i cili njihet me nofkën “Losha” e ngacmonte vajzën e saj të madhe që prej 2-3 vjetësh. “Kjo e vogla s’më tregoi asgjë, vetëm shkoi me burrin në polici. Ishte e shqetësuar kur erdhi”, – u shpreh Rajmonda.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe gjyshi i minorenes, dëshmia e të cilit të lë pa fjalë.

“Të dyja mbesat e mia nuk janë të hajrit, pasi nuk më pyesin”, tha dje gjyshi i 13-vjeçares së përdhunuar. “Unë për vete kam pensionin tim. Punova me kohë dhe tani kam pensionin. Familjen e djalit e ndihmoj kur ngelin pa bukë. Iu jap bukë, ose miell. Çunat e mi tani janë të ndarë, kanë terezinë e vet”. I pyetur se si i ka marrëdhëniet me mbesat, i moshuari tha se, “kam dy nipër dhe katër mbesa. Por, të dyja mbesat e madhja dhe ajo tjetra nuk janë të hajrit, sepse nuk më pyesin. Bredhin ku t’u dojë qejfi. Kur s’janë të hajrit, i bëj lanet”.

NGJARJA

Një 49-vjeçar nga Kuçova është arrestuar nga policia e Beratit, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13-vjeçare, ndërsa ka tentuar të trafikojë për prostitucion dhe motrën 19-vjeçare të minorenes. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Aliosha Emini, i cili akuzohet për veprat penale: “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”. Burime zyrtare nga policia e Beratit bënë me dije se Emini u vu në pranga nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, pas një hetimi disamujor me metoda speciale. “Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G., 13 vjeçe. Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat”, thuhet në njoftimin e policisë.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.