BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Më në fund edhe Makashi bën një klip. VIP-at që morën pjesë!

16:00 - 18.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Më në fund edhe Makashi bën një klip




Ndërsa këngëtarët sot në Shqipëri shënojnë pafund klipe e këngë të reja, një nga kantautorët e mirënjohur të skenës shqiptare duket se ishte më i vonuari në këtë drejtim. Redon Makashi ka promovuar këtë fillim javë klipin e parë në karrierën e tij me një këngë mjaft të njohur, siç është “Dikur luaja me ndjenjën e saj”, këngë që ka marrë çmimin e parë në një prej Festivaleve shqiptare. Një rast ky që nuk mund të kalonte heshtur. Promovimi i tij në “Bulevard Caffe” në një nga lokalet e kryeqyteti mblodhi jo vetëm kolegë por edhe politikanë shqiptarë. Le të shohim së bashku se çfarë ndodhi atë natë…

Si në kohët e vjetra
Kanë qenë vërtet të gëzuar dy shokët e hershëm Redon Makashi dhe Bledar Sejko. Fytyra e tyre dëshmon gëzim. Në fakt klipi që sapo kanë lançuar e meriton vlerësimin dhe urimet pasi ishte vërtet një realizim i mirë. E përgëzimet e miqve atë natë ua kanë vërtetuar atë çfarë ata shpresonin të arrinin.

Pse e ka trembur Jonidën Gjergji
Çfarë t’i ketë thënë Jonidës, një prej banorëve të reality shiow-ut të fundit që u zhvillua në Shqipëri Gjergj Leka. Edhe pse ai ka qenë i qeshur dhe me një gotë pije në dorë, fytyra e saj gjithë habi lë të kuptohet se bëhet fjalë për diçka vërtet serioze…

Si mund të mungonte Gjoka
Në një eveniment të tillë të Makashit nuk kishte si të mungonte miku i tij kantautori Aleksandër Gjoka. Fotoja i shfaq në momentin që Sandri sapo ka mbërritur në bar ku padyshim e ka përgëzuar për klipin e tij.

“Alket fluturuesi”
Njeriu që nuk ka lënë cep të Shqipërisë pa parë nga qielli Alket Islami ka qenë pikërisht edhe personi që ka zgjedhur vendin ku është realizuar klipi. Një pamje piktoreske nga shkëmbinjtë e Himarës, të cilën të gjithë tashëm e shijojmë përmes klipit të këngës.

Kush është partneri i Evis Mulës
Kolegia e Redonit Evis Mula nuk ka qenë vetëm atë natë. Nuk bëhet fjalë këtu për këngëtaren Mariza Ikonomi e cila është ulur për disa çaste në tavolinën e saj për të përshëndetur mikeshën por për djaloshin që ka qëndruar gjithë kohës në krah të saj.

Humori është gjithmonë me ne
Edhe në këtë promovim klipi nuk ka munguar humori dhe batutat e të pazëvendësueshëm i Agron Llakës, i cili ka qenë një nga të ftuarit specialë të kësaj mbrëmje. Apo edhe të Gazmend Pajës, një nga aktorët e preferuar të kabaresë “Portokalli”.

Monika Kryemadhi fushatë mes artistëve?
Kryemadhi nuk merret vetëm me politikë. Ajo njihet tashmë që është një e apasionuar e muzikës. Ka përgëzuar kolegun e saj të programit “C’e la vie”, ku Kryemadhi debutonte si këngëtare fillestare në duet përkrah këngëtarit Redon Makashi.

Ky shkrim u botua më 19 korrik 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.