Kryesore

Arta Marku merr “bekimin” e socialistëve për Kryeprokurore

09:58 - 18.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Do të jetë Arta Marku e zgjedhura e mazhorancës që pritet të votohet në seancën e kësaj të hëne në postin e Kryeprokurores së Përkohshme.




Burime nga selia rozë, aty ku po zhvillohet edhe mbledhja e grupit parlamentar të socialistëve, i thanë Balkanwekonfirmojnë se zonja Marku është kandidatja që pritet të marrë votëbesimin e mazhorancës.

Siç është njoftuar në ditët e kaluara, do të jetë vetëm një kandidat për Kryeprokuror, e cila do të hidhet për votim nga Kuvendi.

PS ka thirrur grupin parlamentar në mbledhje mëngjesin e kësaj të hëne, në një kohë që opozita pritet të nisë protestën e thirrur prej ditësh.

Arsyeja është pikërisht posti i Kryeprokurori të ri të vendit, që për PD e LSI, zgjedhja e tij me shumicë të thjeshtë është anti-Kushtetuese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.