Tech

‘Mall dhe dhimbje, do të pres gjersa të jap frymë…”, nëna e Olldashit mesazh rrëqethës

09:29 - 18.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kozeta Mamaqi, nëna e ish-ministrit të ndjerë Sokol Olldashi ka kujtuar me një postim rrëqethës në rrjetin social “Facebook” ditëlindjen e 45-të të djalit të saj.




Ajo ka ndarë dhimbjen dhe mallin pa fund që ndjen për të birin, ndërsa shkruan se përgatiti dhe ëmbëlsirën e tij të preferuar…

“Do vijoj të të pres gjersa të jap frymë e të të vij pranë e të kujdesem për ty, sikurse më parë…”, – ka shkruar mes të tjerave nëna e Olldashit.

Postimi i Kozeta Mamaqit

E si mund të bëhet ditëlindja jote pa ty bir? 45 do të mbushje sot… Të përgatita edhe ëmbëlsirën tënde të preferuar…

Gostita me të ata që erdhën, ata që vijnë të të duan, miqtë e tu të fëmijërisë, të cilëve u mungon shumë. Sa shumë të prita bir…

Sa dëshirë për atë përqafim të ngrohtë…

Do vijoj të të pres gjersa të jap frymë e të të vij pranë e të kujdesem për ty, sikurse më parë… Mall… dhimbje…dhe përsëri mall pafund…”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.