AKTUALITET

Opozita sot protestë para Parlamentit, policia merr masat: Rrugët e bllokuara deri në orën 13:00

08:29 - 18.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash në kuadër të protestës së opozitës shqiptare përpara parlamentit. Policia e nisi bllokimin e disa rrugëve që prej orës 22:00 të ditës së diel, më pas kufizimet në qarkullim do të vijojnë deri në orën 13:00 të ditës së sotme.




Duke filluar që më datë 17.12.2017, në orën 22:00 dhe deri në përfundimin e protestës ditën e sotme nuk do lejohet lëvizja e mjeteve në rrugët e mëposhtme: o Rruga “Xhorxh Bush” nga Ura e Elbasanit-kryqëzimi, tek sheshi “Sulejman Pasha”. Spostimi te rruga “Xhorxh Bush” dhe rrugicat që kufizohen me të do fillojë nga ora 22:00 e datës 17.12.2017. Sot, nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës në hyrjet e qytetit dhe brenda Unazës së mesme nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, të cilat do devijojnë në Unazën e madhe dhe rrugë të tjera alternative.

Do ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore. Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit dhe do të parkohen: Tek terminali në rrugën e “Elbasanit”, sheshi “Shqiponja”, rruga “Teodor Keko”, në hyrje të Kombinatit deri tek varrezat e Kombinatit. Gjithashtu, do të ndalohet futja e mjeteve tek ura e Paskuqanit dhe ura e Babrroit.

Policia u sugjeron qytetarëve të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara, duke lehtësuar së tepërmi punën e policisë, në të kundërt mjetet do të spostohen me mjete ngritëse.

 

GSH.al

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.