Kryesore

Sot pritet të zgjidhet Kryeprokurori/ Thirrja për protestë e opozitës, nisen protestuesit nga rrethet

08:42 - 18.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi, ku pritet që mazhoranca të votojë sot Kryeprokurorin e ri të përkohshëm, i cili do të zëvendësojë Adriatik Llallën, deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndaj dhe për këtë arsye opozita, ashtu siç është bërë e ditur edhe më parë do të protestojë sot në orën 09:30 përpara Parlamentit.




Ndërkaq, thirrjes së opzitës duket se do t’i bashkohen mijëra protestues nga rrethet drejt Tiranës. Nga sa mësohet janë nisur protestuesit nga rrethet drejt Tiranës, ku do të protestojnë së bashku kundër zgjedhjes së kryeprokurorit vetëm me votat e mazhorancës. Bëhet e ditur se protestuesit janë nisur në drejtim të kryeqytetit me autobusë, por edhe shumë me automjete private.

“Neës 24” bën të ditur se Dibra raportohet të jetë qyteti nga i cili janë nisur më shumë protestues, rreth 1500, ndërkohë që nga Shkodra janë nisur 1000. Ndërkohë që janë nisur edhe nga Fieri, Vlora, Korça, Lezha etj.

Kujtojmë këtu se një ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi në selinë blu aleatët e tij opozitarë, me të cilët doli me një vendim unanim për të protestuar sot në orën 09:30, kundër vendimit të zgjedhjes së Kryeprokurorit me votat e mazhorancës.

 

GSH.al

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.