VIP PAGES

Foto/ Katër modele flokësh që ju bëjnë të dukeni më të reja

15:11 - 23.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

”Më falni, sa vjeç jeni?”, ndoshta duhet të ishit menduar para se ta bënit këtë pyetje, e cila në rregullat e kodit të mirësjelljes bën pjesë në listën e pyetjeve të ndaluara që nuk u duhen bërë femrave. Në të vërtetë, nuk keni nevojë ta bëni pasi shpeshherë prerja, stilimi e ngjyra e flokëve mund të tregojnë shumë rreth moshës suaj, më saktë t’ju rrisin në moshë. Cilat janë gabimet që duhet të shmangni për t’u dukur më e re:




 

Me siguri shumë prej jush kanë gjetur veten në foton e mësipërme, sidomos nëse sillni ndërmend herën e fundit që morët pjesë në një dasmë dhe koka juaj dukej si një pemë Krishtlindjesh. Krehjet voluminoze apo stilimet paksa të ngarkuara rrezikojnë t’ju rrisin në moshë, prandaj hiqni dorë sa jeni në kohë dhe zgjidhni modelet më të thjeshta dhe natyrale.

 

Kur bëhet fjalë për balluket, parukierja juaj duhet të tregohet shumë e kujdesshme sepse një gabim mund t’ju shtojë disa vite mbi shpatulla, vite për të cilat nuk keni fare nevojë. Zëvendësojini balluket e ndara në mes me një prerje më të plotë, të cilën mund ta mbani pas veshit ose jo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.