SPORT

Që nga firma e Panuçit te lamtumira e Canës, FSHF poston momentet e bukura. S’figuron De Biazi

14:56 - 29.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Federata Shqiptare e Futbollit në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook” ka postuar një kolazh fotosh, ku shfaqen disa nga ngjarjet më të rëndësishme të tyre përgjatë vitit që po lëmë pas.




Që nga firma e trajnerit Panuçi, lamtumira e Lorik Canës, fitimi i kupës së Shqipërisë nga Tirana etj, ishin disa nga fotot e hedhura nga FSHF. Mirëpo, ajo çka binte në sy ishte mungesa e ish-trajnerit Xhani De Biazi.

Edhe pse italiani ishte pjesë e Kombëtares në gjysmën e parë të vitit, FSHF nuk e ka përfshirë në këtë kolazh fotosh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.