BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Festa / Turqit i lënë me gojë hapur shqiptarët. Vetëm Kaçi është i vrenjtur. Bosch harron Fionën për turkeshën

16:00 - 30.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Turqit i lënë me gojë hapur shqiptarët. Vetëm Kaçi është i vrenjtur. Bosch harron Fionën për turkeshën





Festa / Turqit i lënë me gojë hapur shqiptarët
Dihet që shqiptarët kanë një simpati të kahershme për turqit. Simpati e dashuri bashkë. Në festën e ambasadës turke në Tiranë, ajo që na bëri përshtypje është se të gjithë janë kaq të lumtur e me dhëmbët jashtë, me sytë e hapur gati të çuditur, sikur ta kenë bërë atë me një urdhër të pathënë. Siç e vini re në të gjitha fotot personazhet tanë shfaqen me gojë të hapur. Kjo mimikë në sinkron dallohet qartë që nga deputetët e Partisë Socialiste (më në fund qeshën dhe këta) Arta Dade, Arben Malaj, Valentina Leskaj, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bosch, ish-presidenti Rexhep Mejdani (madje Mejdani ka bërë edhe një lutje për nder të miqve) e analisti, Ylli Rakipi…  Fotot e kësaj faqe janë  mundësuar  nga Hamza Hatika


Vetëm Kaçi është i vrenjtur
Ndërsa personazhet më sipër i kemi kapur gati në të njëjtin profil, i vetmi jashtë kësaj liste duket se është Kastriot Islami. Ai është më tepër se serioz e gati i ngrysur në fytyrë, a thua se tanimë atë po e vret ndërgjegjja për Kodin Elektoral që hartoi… Është kjo ose jo arsyeja, pamja që shohim na dëshmon se ai nuk është aspak entuziast si të tjerët. Do kalojë Kaçi, mos u mërzit!


Bosch harron Fionën për turkeshën
Ambasadorja britanike, Fiona McIlwham, edhe pse shumë simpatike, nuk ka qenë aq e zonja sa të bëjë për vete ambasadorin e OSBE-së, Robert Bosch. Ndërsa ajo i fliste gjithë pasion për misionin e tyre në Shqipëri, Bosch duket se e ka humbur… jo prej saj, po prej një turkeshe që ka kaluar aty pranë në ato çaste. Bosch jo vetëm që e ka ndjekur me sy, por kur ajo është larguar tej, ai është përkulur me trup duke u përpjekur që ta fiksojë sa më mirë imazhin e bukuroshes turke, që duket se nuk është treguar kureshtare për t’u takuar me të!
Ky shkrim u botua më 31 Tetor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.